Beteja 12 Vjeçare e Afërditës për Pronën

Afërdita Statovci ka folur për lëndën e saj e cila tani e vite 12 është endur në gjykata duke u kthyer disa herë në rigjykim. Emisioni i sotëm përfshinë edhe gjetjet që zyra Ligjore e BIRN dhe Internews Kosova së fundmi ka ngritur një problem shqetësues se rastet e trashëgimisë janë duke u zgjidhur në mënyrë krejtësisht të gabuar.

Në emisionin e sotëm do keni mundësi të ndiqni edhe pjesë nga një ligjëratë me temën “Gratë dhe Trashëgimia”, të gjyqtares nga Kroacia Senija Ledic, e cila ka treguar për problemet që i kanë gratë në shtetin i cili tashmë është pjesë e Bashkimit Evropian.

Në fund mund ta ndiqni edhe një deklaratë të shkurtë të ish- kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi, deklaratë e cila vjen pas transmetimit të emisionit të fundit për skandalin e mos regjistrimit të lëndëve në Gjykatën e Drenasit.

Në fund të emisionit transmetohet rubrika e rregullt “Policia” me pamje ekskluzive nga aksionet e Policisë së Kosovës në luftën kundër krimit.

“Drejtësia në Kosovë”, transmetohet sonte në RTK në ora 22:20 dhe repriza jepet të hënën në mesditë.