Ndarja e degëve të dushkut për natën e Kërshëndellave ortodokse – Foto: Rtv21

Besimtarëve Ortodoksë u Kërkohet të Mos Ndezin Zjarre për Buzmin

Besimtarët krishterë ortodoks sot festojnë Buzmin, një ditë para festës së Lindjes së Krishtit.

Autoritetet e Maqedonisë u kanë bërë thirrje banorëve në Shkup të përmbahen nga ndezja e zjarreve me qëllim që të mbrohet mjedisi jetësor dhe të mos përkeqësohet ajri edhe ashtu shumë i ndotur.

Kryetarët e të gjitha komunave të Shkupit këtë vit sollën vendim dhe për ndalesë për ndarjen e drunjve nga komunat për atë qëllim, që të pengohet ndotja shtesë e ajrit në kryeqytet, shkruan tv21.tv.

Qytetarët mund të paraqesin ndezjen e zjarrit në ambient të hapur në linjën telefonike 193./21Media