Besa Gaxherri në Debat Pernime. Foto: Atdhe Mulla

Besa Gaxherri do Mbyllje të Politikanëve për t’u Marrë Vesh

Deputetja Besa Gaxherri tha sot në Kuvend se politikanët kosovarë duhet të mbyllen diku për t’u marrë vesh rreth çështjeve nacionale.

“Kisha kërku që krejt liderët e krejt partive politike në Kosovë, të mshelen me ni zyre e të rrinë aty ni ditë, a ni javë, a ni muj, e mos t’dalin prej aty pa u marrë vesh për çështjet e mdhaja shtetnore”, tha Gaxherri.

Deputetja më pas konstatoi se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“E të dalin prej aty pa ngarkesa e mashtrime para qytetarëve. E tani të shkojmë në zgjedhje pa kauza e ngarkesa”, tha Gaxherri.