Veton Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës. Foto: Facebook

Berisha i PLE-së Përkrah Propozimin e PAN-it

Në mbledhjen konsultuese, deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, kritikoi ata që sipas tij i kanë akuzuar deputetët e komuniteteve që janë të detyruar ose shantazhuar për të marrë ose për të mos marrë pjesë në seancat konstituive.

“Komunitetet janë në pozitë më të randë. Jemi akuzu që jemi të detyrum ose të shantazhum të vijmë apo mos të vijmë në Kuvend. Ne secilën anë ta mbajmë jemi të akuzum”, tha Berisha.

Rreth vendimit të tyre në këtë drejtim Berisha theksoi se kanë vendosur të mbajnë anën e kushtetutshmërisë. “Ne nuk kemi ardhë në seancë pasi kemi dëgju që PAN-i nuk ka me marrë pjesë”, tha ai, duke shtuar se e përkrah propozimin e përfaqësuesit të koalicionit PAN, Enver Hoxhaj për seancën ku ky koalicion merr pjesë dhe të drejtën për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit.