Berisha: Nuk besojmë se udhëzimi administrativ ia vazhdon kontratën ‘EuroLab’-it

Këshilltari i Ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj, Eset Berisha e ka komentuar mendimin profesional të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës se udhëzimi administrativ që ia trashi monopolin kompanisë “EuroLab” për homologimin e veturave.

Sipas këshilltarit Berisha, është vetëm një fjalë që është përdorur nga hartuesit e udhëzimit administrativ dhe kjo është praktikë juridike.

“Vetë udhëzimi administrativ lejon, jep hapësirë për autorizimin e më shumë se një subjekti dhe jo vetëm për një subjekt të autorizuar dhe mendoj se një gjë e tillë nuk ka të bëjë me dëmtim të konkurrencës apo me mos-liberalizim të tregut, por është kryesisht një fjalë e cila është përdorur nga grupi punues i cili e ka përdorë edhe e ka hartuar udhëzimin administrative dhe me siguri se në bazë të praktikave juridike që i ka marrë e ka përdorë fjalën subjekt dhe jo subjekte”, tha për Drejtësia në Kosovë, Eset Berisha.

Ai thotë se nuk beson që ky udhëzim administrativ ia hap rrugën që “EuroLab”-it t’i vazhdohet kontrata edhe për vite tjera.

“Ne nuk besojmë se është bërë me një qëllim të caktuar që t’i jepet një subjekti të caktuar, por ky udhëzim administrativ le hapësirë për autorizim të më shumë subjekteve”, tha ai në mes tjerash.

Drejtësia në Kosovë ka publikuar hulumtimin që tregon se si përmes një udhëzimi administrativ, Ministria e Infrastrukturës kundërligjshëm ia ka dhënë kompanisë “EuroLab” të drejtën për të kryer a-testet.

Trashja e monopolit të homologimit#drejtesianekodove

Publiée par Kallxo.com sur vendredi 11 mai 2018

 

‘’Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).’

13 Maj 2018 - 09:34

Taulant Osmani 13/05/2018 - 09:34
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend