Ismet Beqiri - Foto: KALLXO.com

Beqiri: Më Vjen Mirë që Sot Nuk Ka Dhunë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri duke folur në seancën ku po pritet të votohet Marrëveshja e Demarkacionit tha se kjo mund të ndodhte 2-3 vjet më herët, nëse nuk do të kishte dhunë në Kuvend dhe jashtë tij.

“Seanca e sotme ka mundur të mbahet edhe para 2-3 viteve. Fatkeqësisht dhuna brenda dhe jashtë këtij Kuvendit pamundësoi mbajtjen e një seance të tillë dhe votimin e kësaj Marrëveshje. Mua më vjen mirë që sot nuk ka një kundërshtim të tillë”, tha Ismet Beqiri.

Sipas tij, qytetarët e dinë se kush janë ata që pamundësuan lëvizjen e lirë për qytetarët.

“Qytetarët e Kosovës e kanë të qartë se kush ishin ata që e prolonguan dhe e pamundësuan plotësimin e një kushti që sot qytetarët të lëvizin lirshëm”, tha tutje Beqiri.

KALLXO.com po transmeton LIVE seancën e Kuvendit për Demarkacionin.