Ismet Beqiri

Beqiri: Kosova nuk mund të Ecë Para pa Miq

Në kuvendin e parë zgjedhor të Alternativës mysafiri nga LDK-ja Ismet Beqiri foli kryesisht për miqësinë.

Ai deklaroi se Kosova duhet ta ruajë miqësinë sidomos me SHBA-në, por edhe vendet tjera.

“Shpija pa miq nuk mbahet, Koosva pa miq nuk mbahet”, tha Beqiri, duke huazuar fjalët e ish-presidentit Rugova.

Rugova kishte thënë se “Nuk mbahet shtëpia pa miq” kur e mori çimimin Saharov në vitin 1998.

Beqiri në kuvendin e partisë më të re, foli edhe për përvojën e partisë më të vjetër kosovare. Tha se qytetarët nuk janë lodhur me LDK-në.

Duke uruar Alternativën për Kuvendin, Beqiri u sugjeroi atyre që të mos e ndërrojnë lokacionin e selisë, pasi u tha se aty e kanë një fqinj të mirë- LDK-në.

Në zgjedhjet e 11 qershorit Alternativa garoi në koalicion bashkë me LDK-në dhe AKR-në.

Partia më e re kosovare sot do të zgjedhë drejtuesen apo drejtuesin e saj dhe anëtarët e këshillit të përgjithshëm dhe kryesisë.