Beqë Cufaj - Foto: Rtv21

Beqë Cufaj Emërohet Ambasador i Kosovës në Gjermani

Presidenca e Kosovës ka emëruar Beqë Cufajn ambasador rezident në Republikën Federale të Gjermanisë.

Me këtë dekret, Ministria e Punëve të Jashtme ngarkohet që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e vendimit të presidentit Hashim Thaçi.

Pozitën e diplomatit kosovar në Gjermani deri më tani e mbante Astrit Zemaj.

Ndryshe, Cufaj është shkrimtar dhe gazetar i njohur.

Ai ka studiuar gjuhën dhe letërsinë në Prishtinë, ndërsa jeton në Shtutgart./21Media