Beqaj Premton Qendër të Inovacionit në Prizren  

Në aktivitetin e parë madhor të saj, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë bëri hapjen e “Takimit Ndërkombëtar të Biznesmenëve, Konferencë & Panair-Prizren 2017”.

Besim Beqaj, Ministri i Ministrisë së re të formuar në Kosovë premtoi pesë qendra të inovacionit dhe inkubatorë të biznesit nëpër të gjithë Kosovën

Ai tha se puna do të fillojë në Prizren me hapjen e qendrës së inovacionit.

”Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të mbështesë dhe stimulojë rritjen e sektorit privat dhe fokusimin drejt eksportit”, tha Beqaj në këtë konferencë.

Ai po ashtu siguroi se në agjendën e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, do të jetë prezenca e bizneseve kosovare në tregjet rajonale.

Ndërmarrësisë (MIN) do t’u ofrojë bizneseve kosovare në plotësimin e standardeve për plasim në tregjet e huaja, në qasjen në panaire ndërkombëtare, në marketing dhe konsulencë për të qenë konkurrentë, si dhe në përkrahjen për rritjen e efiçiencës, ngritjen e standardeve të cilësisë dhe menaxhimin efikas”, citohet Beqaj në komunikatën e ministrisë.

“Takimi Ndërkombëtarë i Biznesmenëve, Konferencë & Panair-Prizren 2017”, organizohet për herë të katërt nga “Business Forum Prizren”.