Fotografi propaganduese nga faqet e organizatës terroriste ISIS

Belgjika Arreston ‘Mbështetës të ISIS-it’ nga Kosova dhe Serbia

Dy burra nga Kosova dhe një grua nga Serbia u arrestuan të mërkurën në Belgjikë nën dyshimet se kanë marrë pjesë në aktivitete terroriste të lidhura me ISIS-in pas bastisjes në shtëpi nga policia.

Zyra e prokurorit belg tha se tre burra dyshohen se kanë rekrutuar njerëz për të shkuar në Siri dhe se kanë financuar Shtetin Islamik, ISIS.

Këta të tre janë marrë për hetim të martën bashkë me pesë të tjerë pasi policia belge bëri 9 bastisje të shtëpive me kërkesën e një gjyqtari hetues në Flanders i specializuar në terrorizëm.

Sipas zyrës së prokurorit, pesë të tjerët, pas marrjes në pyetje janë liruar. Nuk janë gjetur armë apo eksplozivë.

Rekrutimi i shqiptarëve nga Kosova në ISIS mbetet një rrezik për sigurinë e Kosovës me shumicë muslimane, rajonin e Ballkanit dhe Europës në përgjithësi.

Policia e Kosovës ka arrestuar 19 të dyshuar për lidhje me grupin terrorist ISIS kah mesi i nëntorit dhe për plane të sulmeve në Kosovë dhe Shqipëri.

Gjatë arrestimeve janë gjetur eksplozivë substancial duke përfshirë 281 gram të TATP, 2.5 kilogramë të substancave tjera eksplozive si dhe armë personale dhe pajisje për radio komunikim.

Raportet thonë se rreth 300 shqiptarë të Kosovës iu kanë bashkuar ISIS-it që nga fillimi i konfliktit në Siri në vitin 2011.

Belgjika është shteti i BE-së me numrin më të madh të njerëzve në përpjestim me popullsinë që u janë bashkuar grupeve xhihadiste në Siri dhe Irak, një numër që llogaritet të jetë 465.