Bekim Jashari , kryetar i Komunës së Skenderajt | Foto: KALLXO.com

Bekim Jashari Zotohet se Kandidimi nuk do ta Ndryshojë

Bekim Jashari që do të jetë kandidat i pavarur për kryetar të Skenderajt në zgjedhjet lokale të 22 tetorit nëpërmjet një postimi në Facebook është zotuar se nuk do të ndryshojë edhe pas këtij kandidimi.

“Unë do mundohem të jem po ai Bekimi qe ju e njiheni si djali i Hamëz Jasharit dhe anëtar i familjes Jashari”, shkroi Bekim Jashari.

Ai vendimin për kandidim e konsideroi të vështirë.

“Këto ditë qe lamë pas kanë qenë ditët me të vështira për mua dhe familjen time, ndoshta qe nga paslufta e deri më sot. Ky vendim nuk ka qenë fare i lehtë”, shkroi më tutje Jashari.

Para se të kandidonte për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari shpeshherë ka dhënë kritikat e tij në përvjetorët e betejës së Jasharëve.

http://kallxo.com/mllefi-i-bekim-jasharit-ne-epopene-e-uck-se-video/

Bekim Jashari në postimin e tij falënderoi edhe PDK-në për mosdaljen me ndonjë kandidat për kryetar të Skenderajt.

PDK-ja është zotuar se do ta mbështesë Jasharin në këtë komunë.

http://kallxo.com/pdk-ne-skenderaj-perkrah-kandidaturen-e-bekim-jasharit/

Bekim Jashari është djali i Hamzë Jasharit, i cili u vra bashkë me babanë tij Shabanin, vëllanë Ademin dhe 50 anëtarë tjerë të familjes së ngushtë dhe të gjerë në betejën e Prekazit të 5,6 dhe 7 marsit të vitit 1998 kundër forcave serbe.