Flamuri i Bashkimit Europian - Foto: REL

BE Hap Sot Kapituj të Rinj me Malin e Zi dhe Serbinë

Bashkimi Europian pritet të hapë sot kapituj të rinj në negociatat me Malin e Zi dhe Serbinë, duke u afruar më tutje drejt anëtarësimit të këtyre vendeve në BE.

Mali i Zi do të hapë “kapitujt e rinj të negociatave” lidhur me lirinë e lëvizjes për punëtorët.

Kjo do të sjellë në 30 nga 33 numrin e kapitujve të hapur deri tash në mes të Podgoricës dhe Brukselit.

Tre kapitujt e tjerë tashmë janë negociuar ose janë mbyllur.

Serbia ndërkaq do të hapë kapitujt për ligjin dhe marrëdhëniet e jashtme.

Deri më tash ky vend ka hapur 12 kapituj, ndërsa dy prej tyre janë mbyllur tashmë.

Serbia dhe Mali i Zi janë vendet e Ballkanit që kanë më së shumti mundësi t’i bashkohen BE-së. (REL)