Baza më e Madhe e të Dhënave Kompjuterike do Ndërtohet në Norvegji

 

Planet për të ndërtuar qendrën më të madhe të të dhënave në botë po bëhen publike.

Objekti do të krijohet në qytetin norvegjez Ballangen, i cili ndodhet brenda rrethit të Arktikut.

Firma prapa projektit, Kolos, thotë se ajri i ftohtë dhe hidrocentralet e bollshme në dispozicion në nivel lokal do të ndihmonin në ruajtjen e shpenzimeve të saj të energjisë.

Zona, megjithatë, vuan nga shkalla më e lartë e largimit nga puna të njerëzve të sëmurë, e cila mund të lidhet me të kaluarën e saj si një komunitet minierash.

Kompania amerikano-norvegjeze thotë se tashmë ka ngritur “disa milionë dollarë” për projektin nga investitorët privatë norvegjezë.

Megjithatë, ende po punon me një bankë investimesh amerikane për të siguruar fondet të tjera të nevojshme.

Ajo po bazon pretendimet e rekordeve të saj mbi sasinë e fuqisë që synon të përdorë për të drejtuar serverët e kompjuterave të saj.

Fillimisht, baza e Kolosit do të merrte rreth 70 megavat energji.

Megjithatë, brenda një dekade, firma ka ndërmend të ketë shtuar mjaft module të serverit kompjuterik për të marrë më shumë se 1 mijë megavat.

Sektori për përpunimin e të dhënave në Amazon tashmë është menduar të përdorë rreth 1 mijë megavat të energjisë në Ashburn, Virxhinia, megjithatë serverët e tij janë shpërndarë në të gjithë zonën e nuk janë grumbulluar së bashku në një qendër të vetme.

Facebook ka lëvizur qendrën e saj të të dhënave të madhe rreth 385km (239 milje) nga Ballangen në Lulea, Suedi që nga viti 2013. Por ajo është e kufizuar në 120 megavat.

Edhe qendra të të dhënave të një vendi të vetëm gjithashtu kanë tendencë të përdorin më pak se 200 megavat.

Energji e lirë

Kur të përfundojë, qendra në Ballangen do të mbulojë 600,000 metra katrorë dhe do të shtrihet në katër kate.

Kjo qendër është më e madhe se rekord-mbajtësi i sotëm, objekti në Langfang, Kinë, por pak më e vogël sesa qendra ende në zhvillim në Nevada.

Ndërmarrja norvegjeze duhet të përfitojë nga fakti se në të kaluarën u vendosën sasi të mëdha të kabllove me fibra optike pranë hekurudhës të ndërtuar për të transportuar xeheror hekuri në Suedi.

Kohët e fundit, BE dhe qeveria norvegjeze kanë investuar në ndërtimin e digave të mëdha për projektet hidroelektrike. Ka edhe disa ferma të erës afër.

“Është kostoja më e ulët e energjisë në Evropë, dhe 100% e energjisë është e ripërtëritshme në një nga rrjetet më të qëndrueshme në botë”, tha për BBC, shefi ekzekutiv i Kolos-it, Mark Robinson.

“Është në një rajon të planetit që është natyrisht i ftohtë dhe ka lagështirë ideale, kështu që ne mund t’i mbajmë serverët të ftohtë pa u dashur t’i ftohim ata artificialisht”, shtoi ai.

“Ai ka qasje të pakufizuar në ujë të freskët, të pastër dhe të ftohtë, si burim djegës sekondar.

“Dhe aty gjendet një universitet, i cili nxjerr rreth 200 studentë të teknologjisë në vit, dhe ideja është të punësohen disa prej tyre.”

Kur u pyet për normat e sëmundjes lokale, Robinson pranoi se ai nuk ishte në dijeni për rankimin e dobët të komunës.

Por ai vuri në dukje se përfitimet e ekonominë lokale për pritjen e qendrës mund të përmirësojnë situatën.

Kolos thotë se tashmë ka mbështetjen e pesë kryetarëve lokalë dhe ministri i klimës dhe mjedisit të Norvegjisë, Vidar Helgesen do të marrë pjesë në një takim publik që firma e ka organizuar më vonë këtë javë.

“Ne duam të shohim që shumë projekte të realizohen dhe unë jam përkrahës për këtë ashtu siç jam mbështetës për ndonjë tjetër”, tha zoti Helgesen për BBC përpara ngjarjes.

“Ne nuk po zgjedhim fitues individualë, por ne kemi ulur tarifat tona për të mirëpritur krijimin e qendrave të të dhënave në Norvegji, dhe ne e mirëpresim shumë këtë iniciativë”.

Ofruesit e shërbimeve të infrastrukturës së re, duke përfshirë Amazon, Microsoft dhe Google, kanë ulur në mënyrë të përsëritur çmimet e tyre gjatë viteve të fundit, duke vënë presion mbi operatorët e tjerë të qendrave të të dhënave.

Konsulenca Teknike “Gartner” thotë se kjo do të thotë se përpjekjet private kanë nevojë të kërkojnë shkallën e tyre, në mënyrë që të mbajnë çmimet konkurruese.

“Ka gjithmonë një rrezik për këtë gjë që ofruesit nxitojnë për të ndërtuar kapacitete që tejkalojnë atë që kërkon tregu”, shtoi David Groombridge, drejtor hulumtues në konsulencën teknike “Gartner”.