Bastisje në Komunën e Klinës, i Dyshuar edhe Sokol Bashota

Hetuesit policorë janë larguar me dokumente nga Komuna e Klinës.

12:23

Hetuesit policorë, sipas gazetarit të KALLXO.com  janë ende duke kontrolluar në objektin e Komunës së Klinës.

12:20

Kryetari i Klinës, Sokol Bashota, vozitësi i tij dhe një zyrtar komunal i prokurimit kanë qenë sot cak i bastisjeve nga Policia, me kërkesë të të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Një zyrtar komunal tha për KALLXO.com se hetuesit policorë kanë bastisur shtëpinë e kryetarit Sokol Bashota, vozitësit të tij, Zenel Bashota dhe zyrtarit të prokurimit Abaz Foniqi.

Gjykata Themelore në Pejë ka lëshuar urdhëresë për bastisje të shtëpive apo banesave të këtyre tre të dyshuarve te cilët dyshohen për kryerjen e veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare apo autoritetit  dhe konfliktit të interesit.

Dyshimet kanë të bëjnë lidhur me pasqyrat financiare të vitit 2014 të paraqitura në Raportin e auditimit nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm për pasqyrat financiare të komunës së Klinës ku Prokuroria thotë se ka gjetur disa shkelje sa i përket menaxhimit dhe shpenzimit të parasë publike.

Gjetjet që Detyruan Bashotën të Japë Dorëheqje

“Këto bastisje janë duke u zhvilluar sot nga zyrtarë të Policisë së Kosovës – Departamenti Special Antikorrupsion në Prishtinë dhe në këtë rast janë të dyshuar 5 zyrtarë të Komunës se Klinës, të cilët me urdhër të prokurorit do të shoqërohen në polici për tu intervistuar”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

KALLXO.com ka bërë fotografi nga koha kur heturesit policorë kanë qëndruar në ndërtesën e komunës së Klinës.

kline bastisje1 kline bastisje2 kline bastisje3