Pamje nga seanca e sotme e gjykimit për vrasjen e Mentor Zekajt - Foto: KALLXO.com

Bashkëshortja e Viktimës Gjuan me Çelësa të Akuzuarin

Në gjykimin për vrasjen e Mentor Zekajt, për çfarë po gjykohet shoku i tij i ngushtë, Kreshnik Haliti, ka ndodhur një incident.

Duke dalë nga salla e Gjykatës së Pejës, bashkëshortja e të ndjerit, Mirjeta Zekaj, e ka gjuajtur me çelësa të akuzuarin.

“Ma ke shkatërru jetën!”, u dëgjua të thoshte ajo duke dalë nga salla e gjykimit.

Mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i pjesëtarëve të Policisë se Kosovës, të cilët nuk lejuan të përkeqësohet situata.

Pasditen e 6 marsit të vitit të kaluar, Mentor Zekaj nga të shtënat e armës së zjarrit kishte mbetur i vdekur në lagjen “Fidanishte” të Pejës.

Në këtë proces gjyqësor Kreshnik Haliti akuzohet për vrasje të rëndë të Mentor Zekajt.

KALLXO.com raportoi nga seanca e caktimit të masës së sigurisë, ku Kreshnik Haliti kishte deklaruar se ndjen keqardhje për rastin e ndodhur dhe se ditën kritike “kishte lindur për së dyti”.

http://kallxo.com/dyshuari-per-vrasjen-ne-peje-kam-lindur-per-se-dyti/

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi rreth këtij rasti.