Lulzim Basha - Foto: Facebook

Basha: Rama të Dorëzojë Saimir Tahirin

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ka reaguar lidhur me arrestimin e Moisi Habilajt nga policia italiane, duke deklaruar se PD i ka denoncuar mijëra herë lidhjet e ish-ministrit Saimir Tahiri me këtë bandë.

“Me mijëra herë Edi Rama ka mbrojtur Tahirin edhe atëherë kur lidhja e tij u provua me dëshminë e Dritan Zaganit, i cili denoncoi se kjo bandë përdorte mes të tjerash makinën e Saimir Tahirit, me imunitet ministror. Tani Edi Rama hesht. Çfarë do të thuash tani, që Moisi Habilaj ndodhet nën pranga dhe i akuzuar si kreu i një prej bandave kryesore të narkotrafikut?”, ka thënë Basha duke iu drejtuar Ramës.

Ai tha se vendi është përpara një skandali.

“Rama duhet t’i dorëzojë drejtësisë Saimir Tahirin pasi faktet dhe provat i ka në tavolinë”, theksoi kreu i PD-së. /21Media