Lulzim Basha - Foto: Facebook

Basha: PD nuk është parti e dhunës

Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha vijon akuzat ndaj Qeverisë dhe kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Një ditë pas protestës së opozitës, kryedemokrati ka zgjedhur që përmes një postimi në Facebook të theksojë se qëndrimi i Partisë Demokratike mbetet i pandryshueshëm e se beteja për të pastruar vendin nga krimi dhe droga do të vijojë.

Basha shton se PD është kundër dhunës.

“Atyre që bëjnë thirrje për dhunë dua t’u përgjigjem direkt: Partia Demokratike lindi dhe është forcë europiane. Fuqia e saj janë njerëzit dhe vullneti i lirë i tyre dhe jo dhuna”, ka shkruar Basha në Facebook.

Lideri i opozitës ka shkruar me tej se vetëm e forca e të drejtës do të mund ta rrezojë qeverinë e kapur nga krimi./21Media