Profesori Mazllum Baraliu

Baraliu: Gazetarëve Duhet t’u Mundësohet Votimi Para Zgjedhjeve

Një çështje që nuk është prekur shpesh është edhe mosvotimi i gazetarëve, të cilët raportojnë nga qytete të ndryshme që në shumicën e rasteve nuk është qyteti i tyre, dhe kjo nuk u lejon mundësi që të votojnë, tha në emisionin “Bon Bon” në RTV 21 profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Mazllum Baraliu.

Baraliu deklaroi se kjo ende nuk është rregulluar nga KQZ-ja, mirëpo do të duhej të rregullohej pasi që është aq e thjeshtë që gazetarëve si dhe disa personave të tjerë të kategorive të veçanta që janë në detyrë gjatë ditës së zgjedhjeve t’u mundësohet që të votohet disa ditë para zgjedhjeve, shkruan rtv21.tv.

Sipas Baraliut do të ishte mirë që Asociacioni i Gazetarëve të bënte kërkesë direkte KQZ-së që të zgjidhet kjo çështje dhe kështu KQZ do të mund ta miratonte këtë kërkesë.

Mosmundësimi i ushtrimit të së drejtës qytetare është një mohim i një të drejte elementare, deklaron Baraliu, e kjo do të mund të ndërpritej qysh në këto zgjedhje./21Media