Fshati Korreticë | Foto: KALLXO.com

Banorët e Korreticës Tregojnë për Ndotjen nga Parku i Biznesit

Emisioni “Jeta në Kosovë”, sonte do të transmetojë hulumtimin mbi ndotjet mjedisore që janë bërë nga Parku i Biznesit, shkelje ligjore të institucioneve në Kosovë që rezultuan edhe me rrezikim të jetës së banorëve të fshatit Korreticë.

Avni Hoxha, Qazim Dushkolli, Kujtim Gullubovci dhe Idriz Pecani janë vetëm disa nga banorët të cilëve u është vështirësuar jetesa afër këtij parku.

Dushkolli tregon se si nga uji i ndotur i janë helmuar edhe dy fëmijët dhe tani për tani të njëjtin ujë nuk mund ta përdorin as për larje të rrobave.

“Na në këtë vend jetojmë mbi 45 vite, gjithë jena furnizu prej bunarit. Dy fëmijë mu kanë helmu. Këta ujë as për rroba nuk përdoret. Na jemi dy familje që jetojmë, unë jam familje 13 anëtarëshe dhe këta familje që jetojnë janë 16 anëtarë”, tha Dushkolli.

Në emisionin e sotëm do të mësoni se si banorët e këtij fshati fillimisht kishin dërguar një video të xhiruar me telefon ku një xhip bënte shkarkimin e ujërave të zeza, të cilat pastaj kalonin përmes fshatit.

Vetëm pasi kishte nisur interesimi i ekipit të emisionit Jeta në Kosovë, ka pasur një reagim të institucioneve.

Sonte mund të ndiqni reagimet institucionale ndaj kësaj ndotjeje dhe dënimin që ka marrë një kompani private për derdhje të jashtëligjshme të ujërave të zeza.

Ankesat e banorëve të Korreticës mund t’i ndiqni në këtë link.