Banorët e Hades së Re: Kjo Nuk Është ‘Toka e Premtuar’

Përderisa banorë të Hades po kërkojnë zhvendosjen e tyre në zonën e planifikuar që quhet ‘Hadja e Re’, banorët që tashmë jetojnë atje thonë se jeta nuk i është përmirësuar.

Banorët që ishin zhvendosur në planin fillestar për shpronësim thonë se nuk janë plotësuar standardet që ishin paraparë të implementoheshin në këtë lagje.

Haqif Shala, përfaqësuesi i banorëve të kësaj lagje, thotë se aty mungojnë gjërat elementare për jetesë megjithëse ishte paraparë të zhvendosen në një lagje moderne.

“Si plan ka qenë e paraparë ta bëjnë , aty shkruan edhe ambulanta, shkolla, çerdhja e qendra tregare. Nuk kanë bërë asgjë !”,  deklaron Shala.

Shala në  emisionin ‘Jeta në Kosovë’, gjithashtu ka një mesazh për banorët që po presin të zhvendosen nga fshati Hade.

“Unë do ju kisha thënë se pa e parë në letër, pa u kryer punët të mos pranojnë asgjë. Nuk po i mbajnë fjalët, as KEK-u as Qeveria

Këta banorë së bashku ia kanë besuar përfaqësimin e tyre Dajana Berishës që e udhëheq Forumin për Iniciativa Qytetare.

Ajo tregoi për JNK se si punët e kryera në këtë lagje janë tentuar të paraqiten si të suksesshme në një raport të auditimit për Bankën Botërore pa aprovim paraprak të banorëve.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: