Bankat më Afër Standardeve të BE-së

Për këtë qëllim kjo bankë dhe organizata gjermane organizuan konferencën rajonale në lidhje me zbatimin e shtyllës së dytë të kornizës rregullative të Bazelit.

Qëllimi i rregullativës se Bazelit është të ndërtojë një strukturë të mirorganizuar të rregullimit të kapitalit, të mbikëqyrjes dhe të disiplinës në tregun bankar, si edhe të përmirësojë menaxhimin e mëtejshëm të riskut të stabilitetit financiar.

Gjatë konferencës guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bedri Hamza lavdëroi sistemin bankar kosovar.

“Sektori bankar në Kosovë arriti ta përballojë mirë krizën botërore. Në fund të vitit kreditë joperformuese u zvogëluan 6.2 për qind në krahasim me 8.3 për qind sa ishin një vit më parë. Ky sektor vazhdon të ketë nivel të lartë të likuiditetit prej 43 për qind nga 25 për qind sa është kriteri i Bankës Qendrore Evropiane,” tha Hamza.

Kredi joperformuese janë kreditë që ndryshe quhen të këqija dhe marrësit e tyre kanë probleme të thyerjes, ndërsa likuiditeti paraqet aftësinë e bankave për të kthyer në para të gatshme pasuritë e tyre.

Në konferencë ishte e pranishme edhe Angelika Viets, ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë. Ajo tha se vendi i saj do të vazhdojë ta përkrahë sektorin bankar në rrugën evropiane dhe porositi që BQK-ja duhet të jetë e përkushtuar në monitorimin e këtij sektori, pasi që sipas saj ka sfida të mëdha në këtë fushë.

Edhe përfaqësuesi i GIZ-it në Kosovë, James Macbeth premtoi në përkrahjen e këtij sektori, pasi sipas tij ky sektor ndikon në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Kjo konferencë do të zgjasë tri ditë dhe pritet të shërbejë si një platformë diskutimi lidhur me përvojat dhe sfidat gjatë zbatimit të standardëve nga ekspertët e Bankës Qendrore Evropiane, Bankës Qendrore të Gjermanisë, Autoritetit Gjerman Mbikëqyrës dhe Bankës Sllovene.

Konferenca e BQK-së dhe GIZ-it po zhvillohet në kuadër të projektit për zbatimin e Standardeve Ndërkombëtare, ICAAP/SREP, të përkrahura nga Ministria Federale e Republikës së Gjermanisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik.

KALLXO.com shkroi për stabilitetin dhe fitimet e mëdha të bankave në Kosovë gjatë vitit që shkoi.

http://kallxo.com/nuk-ndalen-bankat-fitojne-81-3-milione-euro/