Bankat-Blerëset Kryesore të Letrave me Vlerë

Lajmi u bë i ditur nga një komunikatë e lëshuar prej Ministrisë së Financave.

Komunikata njofton se tregu kosovar ka shfaqur kërkesë për blerje të bonove të thesarit në vlerën 72.2 milionë euro, ndërsa një shumë e tillë është më e larta e kërkuar ndonjëherë.

Megjithë këto kërkesa, Ministria e Financave ka emetuar vetëm shumën prej 25 milionë eurosh të paraparë më herët.

“Ankandi i Bonove të Thesarit i mbajtur dje është edhe një tjetër vlerësim pozitiv që kanë institucionet financiare në vend për stabilitetin financiar të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur kështu interesimin e tyre të lartë dhe gatishmërinë për Bonot e Thesarit,” thuhej në komunikatë.

Norma vjetore e bonove të thesarit të emetuara në shkurt është 0.97 për qind, ndërsa në ankandin e kaluar kjo normë ishte 1.53 për qind.

Bankat private blenë bono thesari në vlerën 24.75 milionë euro, ndërsa kompanitë e sigurimeve blenë bono në vlerën e 0.25 milionë eurosh.

Qeveria e Kosovës nga këto bono thesari planifikon të hyra buxhetore prej 138,036.59 eurove.