Investimet

Banka Qendrore Publikon Investimet e Huaja për Vitin 2015

 

Gjithnjë sipas të dhënave vërehet se vlera më e  lartë investimeve në këtë nëntëmujor janë në muajin Prill dhe Gusht me 47.1 dhe 46.6 milionë euro.

Por nga erdhën Investimet e Huaja Direkte (IHD)?

Ndër shtete që investuan më shumë në Kosovë në këtë periudhë, prinë Zvicra me 61.5 milionë euro, Turqia me 39.8 milionë euro, Mbretëria e Bashkuar 32.7 milionë euro, Shqipëria 28.8 milionë euro, Sllovenia 25.2 milionë euro, Austria 22.4 milionë euro, Gjermani 20.8 milionë euro, SHBA 19.1 milionë euro, dhe Italia me 4.3 milionë euro.

Patundshmëritë, qiradhënia dhe aktivitete tjera biznesore përfituan 146.6 milionë euro nga investimet e huaja, duke lënë pas ndërtimin me 50.5 milionë euro. Shërbimet financiare përfituan 32.9 milionë euro, transporti dhe komunikimi 20.8 milionë euro, energjetika 11.4 milionë euro, shërbimet tregtare 10.4 milionë euro, industria 8.8 milionë euro, shërbimet tjera (arsim, shëndetësi dhe punë sociale, shërbime sociale dhe personale) 2.7 milionë euro, aktivitetet e paklasifikuara 1.2 milionë euro dhe bujqësia 0.4 milion euro.

Për dallim nga këto veprimtari, minierat kanë pasur vlerë negative të investimeve të huaja, -25 milionë euro.

Për periudhën janar-tetor 2015, sipas Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovës (KIESA), janë 385 biznese me pronarë të huaj. Shqipëria me 65 biznese, Turqia  51 biznese, Gjermania 32 biznese,Zvicra 28,  Itali 24 biznese, Serbi 24 biznese, Maqedoni 20 biznese, SHBA 17 biznese, Mbretëri e Bashkuar 14 biznese, Austri 9 biznese, dhe nga vendete e tjera 101 biznese.