Ballkani Perëndimor me Deklaratë për Kalim Kufitar dhe Siguri në Rrugë

Vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët lidhur me kalimin kufitar dhe sigurinë në rrugë.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj gjatë mbledhjes së qeverisë duke kërkuar edhe autorizim për të nënshkruar këtë marrëveshje.

Pal Lekaj ka thënë se nënshmrimi i Deklaratës së Ballkanit Perëndimor për siguri në rrugë do të bëhet në Lublanë  të Sllovenisë.

Gjithashtu Lekaj ka bërë thirrje të miratohet edhe autorizimi i ministrit për nënshmrimin e Deklaratës së Ballkanit Perëndimor për kalimin kufitar e cila do të votohet gjithashtu në Slloveni me 25 dhe 27 prill të këtij viti.

Të dy këto pika u miratuan në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.