Arsim Bajrami gjatë fjalimit në Javën e Shkencës | Foto: KALLXO.com

Bajrami: Universitetet të Kultivojnë Punën Shkencore

Në ditën kur në Prishtinë u hap konferenca vjetore e shkencës ministri i Arsimit Arsim Bajrami tha se e ardhmja e profesorëve të UP-së varet nga puna e tyre shkencore.

“Secili institucion i arsimit të lartë nuk funksionon vetëm për të dhënë mësim, por ka për detyrë që të kultivojë edhe punën kërkimore, shkencore dhe t’ia bëjë me dije secilit profesor apo secilit staf akademik se prej punës së tyre kërkimore-shkencore do të varet e ardhmja e tyre akademike, por edhe shkencore”, tha Bajrami.

Ministri tha se “Java e Shkencës” do të tregojë se nga duhet ta orientojë shkencën Kosova.

“Kjo javë e shkencës i tubon shkencëtarët të cilët do të prezantojnë tezat e tyre dhe do të tregojnë se për çfarë ka nevojë Kosova, për cilin hulumtim, çfarë lloj të standardeve të punimeve kërkimore dhe për çfarë lloj të standardeve të të bërit shkencë”, tha ministri Bajrami.

Në këtë konferencë janë mbledhur shkencëtarë, profesorë, akademikë e rektorë nga i gjithë rajoni dhe në katër ditët sa zgjat kjo konferencë ata do të prezantojnë arritjet më të fundit shkencore.

Temat e diskutimit në ditën e parë të kësaj konference shkencore janë “Teknologjia e Informimit dhe Komunikimit”, “Energjia dhe Mjedisi” dhe “Fusha e Edukimit”.

KALLXO.com edhe në vitet e kaluar shkroi për “Javën e Shkencës”.

http://kallxo.com/thaci-shkencetaret-tane-te-nivelit-evropian/

Për Etikën Në Kohën e Mungesës së Saj (TV)

Në vitin 2013 Gazeta Jeta në Kosovë kishte shkruar se në emër të Universitetit të Prishtinës nuk ishte e regjistruar asnjë shpikje.

Universiteti i Prishtinës Me Asnjë Shpikje