Bajrami: Punësimi i të Rinjve Prioritet i MAShT-it

Punësimin si prioritet të Ministrisë së Arsimit, ministri Bajrami e përmendi në konferencën hapëse të projektit  “Java e të Mësuarit gjatë Gjithë Jetës – Domosdoshmëri për Zhvillim të Përgjithshëm Socio – Ekonomik”.

Bajrami tha se projekti i mësimit gjatë gjithë jetës synon nxitjen e aftësimit profesional afatgjatë te të rinjtë.

“Te ne në Kosovë parësor në planet e MAShT-it dhe të qeverisë është punësimi dhe atë sa më shpejt. Pra, nëse brenga e një të riu është punësimi, ëndrra e tij duhet të jetë arsimi gjatë gjithë jetës,”  tha Bajrami.

Konferenca “Java e të Mësuarit gjatë Gjithë Jetës”, motoja e së cilës është “ Vëzhgo, Merr Pjesë dhe Mëso”, është projekt ndërministror nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit.

Ndërkaq, zëvendësministri i MPMS-së, Hasan Hasani tha se ky projekt po realizon një “intervenim” shumë të domosdoshëm.

“Të mësuarit gjatë gjithë jetës është bërë një domosdoshmëri edhe për Evropën dhe popullsia e Kosovës ka nevojë për një intervenim për përgatitje për tregun e punës,” tha Hasani.

Ministri Bajrami po ashtu tha se përmes këtyre projekteve synohet t’u hapen mundësi të gjithë njerëzve, në mënyrë që të kenë mundësi të zgjedhjes në tregun e punës.

Në vazhdën e këtij projekti do të jenë edhe seminaret promovuese dhe panairet e organizuara nga ministritë me aktivitete të ndryshme të fokusuara në arsim dhe aftësim profesional.

Ministri Bajrami dhe zyrtarë tjerë të MAShT-it lidhjen e sistemit të arsimit me tregun e punës e përmendën edhe në raste tjera.

http://kallxo.com/bajrami-prioritet-arsimi-fillor-dhe-ai-profesional/

http://kallxo.com/bajrami-shkollimi-ti-pershtatet-tregut-te-punes/

http://kallxo.com/shkollat-profesionale-te-mos-shihen-si-nencmuese/

http://kallxo.com/arsimi-profesional-nuk-po-nderlidhet-me-ekonomine/