Valdete Bajrami | Foto: Facebook

Bajrami: Mocioni në Kuvend në Fund të Javës Tjetër

Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës Valdete Bajrami tha pas mbledhjes së kryesisë se janë duke i mbledhur nënshkrimet për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë dhe se atë pritet ta dërgojnë në Kuvend javën tjetër.

“Kemi inicu mocionin. Po presim deri në fund të javës së ardhshme ta procedojmë në Kuvend”, tha ajo.

Mocionin e votëbesimit të qeverisë e përmendi gjashtë ditë më parë kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj, ndërsa më 11 prill Valdete Bajrami tha se po punohet me partitë opozitare për harmonizim të tekstit të mocionit.

http://kallxo.com/nisma-beson-se-ta-coje-ne-shtepi-qeverine/

Pas daljes nga mbledhja e kryesisë, Bajrami tregoi se të martën dhe të mërkurën (më 18 dhe 19 prill), kuvendi do të mbajë dy seanca. E para është vazhdim i seancës së kaluar dhe e dyta seancë e re.

“Stërmbushja e pikave është edhe një sinjal se nuk po funksionon kuvendi”, tha Bajrami.

Kuvendi i Kosovës në seancën e 11 prillit dështoi të votojë plotësim-ndryshimet e Ligjit për Miniera dhe Minerale, Propozim-Rezoluta për Arrestimet e Aktivistëve të “Vetëvendosjes” dhe plotësim-ndryshimet e Ligjit për Sanksionet Penale.

http://kallxo.com/nuk-votohen-ne-kuvend-pikat-e-mbetura/