Agim Bahtiri duke votuar për kryetar të Komunës së Mitrovicës Jugore - Foto: KALLXO.com

Bahtiri: Mitrovica Është në Situatë të Palakmueshme të Sigurisë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore dhe kandidat për t’u rizgjedhur, Agim Bahtiri, u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në Mitrovicë, pasi që, sipas tij, Mitrovica është në një situatë të palakmueshme të sigurisë.

“I ftoj policinë dhe hetuesinë e Kosovës që ta kryejnë punën e vet në bazë të ligjit dhe ndërkombëtarët, të gjithë ambasadorët, që të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në Mitrovicë sepse Mitrovica është në një situatë të palakmueshme të sigurisë“, tha Bahtiri pasi votoi në zgjedhjet e sotme.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që ta kryejnë obligimin e tyre qytetar.

Ndryshe, sot po votohet në 19 komuna të Kosovës, të cilat në rrethin e parë të mbajtur më 22 tetor nuk arritën të zgjedhin kryetarët e tyre.