Foto-ilustrim

Babë e Djalë Përleshen Mes Vete Për Pronë

Dy persona, babë e djalë, janë arrestuar të dielën pasdite në Pejë pasi janë përleshur mes vete, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 18 dhe arsye për këtë incident ka qenë një kontest pronësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar (babë e djalë) pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, janë rrahur mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.