Foto: Ilustrim

Babë e Bir Sulmojnë Mësimdhënësit në Objektin Shkollor

Dy persona, mes vete  babë e bir, janë arrestuar nga policia pasi dyshohen se kanë hyrë në objektin shkollor dhe kanë sulmuar mësimdhënësit e asaj shkolle.

Gjatë ditës së djeshme policia ka marrë informacion se në Shkollën e Mesme të Bujqësisë në Gjilan dy persona kanë hyrë në objektin shkollor dhe kanë sulmuar mësimdhënësit.

Njësitet policore pastaj kanë arrestuar të dy të dyshuarit për sulm në objektin shkollor, njëri nga të cilët është i mitur.

Në objektin e shkollës, sipas policisë, është konfiskuar një sëpatë me të cilën dyshohet se është tentuar të kryhet sulmi.

Dy mësimdhënës të kësaj shkolle kanë kërkuar ndihmën mjekësore.

Me urdhër të prokurorit njërit nga të arrestuarit i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh e tjetrit prej 24 orësh.