Foto: Ilustrim

Babai Ther Foshnjat në Shtërpcë

Portali KoSSev raporton se në Shtërpcë 35 vjeçari me inicialet D.K. ka therur me thikë dy foshnjat e tij 40 ditëshe të gjinisë mashkullore.

Sipas KoSSev-it njëra nga foshnjat ka vdekur, ndërsa tjetra është dërguar në Nish për trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin për KoSSev e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë rajonale të Ferizajt Agim Gashi.

“Bëhet fjalë për vrasje të rëndë. Viktima janë foshnjat 40 ditëshe të gjinisë mashkull. Njëra nga foshnjat vdiq në ambulancën e Shtërpcës, ndërsa vdekjen e saj e konfirmoi mjeku kujdestar. Foshnja tjetër është dërguar në Nish,” tha Gashi.

I dyshuari është arrestuar dhe i është caktuar ndalimi policor.

“Atij i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh me urdhër të prokurorit të shtetit. Është gjetur edhe mjeti me të cilin është kryer vepra,” tha Gashi për KoSSev.