Hajriz Kastrati, babai i gazetarit të vrarë, Bekim Kastrati. Foto: Kallxo.com

Babai i Gazetarit të Vrarë: Dikush të Fillojë t’i Zbulojë Vrasjet Politike

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi hulumtimin për situatën e krijuar pas iniciativës së disa deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, nismë e filluar me një peticion me mbi 15 mijë nënshkrime nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Hajriz Kastrati, babai i gazetarit të vrarë Bekim Kastrati theksoi se dikush duhet ta nisë punën e zbardhjes së vrasjeve që konsiderohen të motivuara politikisht të pasluftës në Kosovë.

Por ai tregon shenja dyshimi në drejtësinë vendore.

“Jo tybe nuk i zgjidhin kurrë se kurrë hala një gjykatës shqiptar nuk m’ka thirrë, asnjë polic shqiptar nuk m’ka marrë në pyetje. Qysh e çka, as kurrë në derë nuk m’ka ardhë kurrë. UMNIK-u u ardhë (edhe) EULEX-i, këta (vendorët) kurrë. Këta nuk janë të zotët sepse nuk guxojnë edhe gjysma janë me ta tanë të lidhur janë ata”, theksoi Kastrati.

Askush deri më tani nuk ka dhënë përgjegjësi për ngjarjen e tetorit 2001 ku nga të shtëna me automatik u vra Besim Kastrati dhe Besim Dajaku, ndërsa i plagosur mbeti Gani Geci.

Emisionin e plotë të drejtësisë në Kosovë  mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm