Babai i Arbenitës: I Forti Fiton!

Enver Selimi, babai i Arbenita Spahiut, pas lirimit të tri mjekeve që akuzoheshin se nuk i dhanë ndihmë vajzës së tij, ka reaguar ashpër.

“Gjykata u kapë, u kapë shteti prej ditës të parë e kam ditë, prej seancës së parë i kam përcjellë të gjitha seancat”, tha Selimaj para gazetarëve.

Selimaj tha se nëpër gjykata fiton i forti.

“Ai që është i fortë, ai fiton, viktima është viktimë gjithherë, nuk mundet me fitu kurrsesi”, tha Selimaj.

Gjykata Themelore në Gjilan liroi sot nga akuzat për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor e mosdhënie të ndihmës mjekësore gjinekologet Mexhide Shaqiri, Hamide Zeqiri dhe Vjollca Kosumi.

http://kallxo.com/lirohen-gjinekologet-ne-rastin-e-arbenita-spahiut/

Arbenita Spahiu që ishte mësuese vdiq në spitalin e Gjilanit më 3 mars të vitit që shkoi derisa po e lindte foshnjën e saj.

Për ndriçimin e rrethanave të vdekjes së Arbenita Spahiut ishte zhvilluar një protestë në Gjilan.

http://kallxo.com/proteste-ne-gjilan-ne-njevjetorin-e-vdekjes-se-arbenita-spahiut/