Azem Syla në Polici - Foto: KALLXO.com

Azem Syla Sot Përballë Dëshmitarëve të Mbrojtur

Në këto seanca të akuzuarit dhe avokatët e tyre mund t’u parashtrojnë pyetje dëshmitarëve të mbrojtur.

Lajmin për mbajtjen e këtyre seancave për KALLXO.com e konfirmoi avokati i Azem Sylës, Tomë Gashi.

Azem Syla para disa ditësh ishte dërguar në QKUK, ndërsa avokati Gashi tha se beson që i mbrojturi i tij do të jetë i gatshëm për seancën e sotme.

“Klienti im ka qenë për një kontroll në QKUK dhe tani është në qendrën e sigurisë së lartë dhe shpresoj që sot do të jetë i gatshëm për seancë”, tha Gashi.

Seancat e mundësisë së veçantë hetuese ishin caktuar pas kërkesës së prokurorit të rastit Danilo Cecarrelli.

Në seancat e mundësisë së veçantë hetuese një panel prej 3 hetuesish mund të marrin në pyetje dëshmitarë që mund të ndodhë të mos jenë të pranishëm në procesin e mundshëm gjyqësor dhe dëshmia e dhënë në këto seanca konsiderohet pastaj si e dhënë në seancat gjyqësore.

http://kallxo.com/20-seanca-speciale-per-azem-sylen/

Këto seanca janë të mbyllura ngase 52 të dyshuarit ende janë vetëm nën hetim.

http://kallxo.com/shtyhet-perseri-hetimi-special-per-azem-sylen/

Nuhi Uka, Sabedin Haxhiu, Avni Maxhuni, Hajrullah Berisha, Ilaz Syla e Lubisha Vujoviq ishin arrestuar në fund të prillit të këtij viti pas një aksioni të gjerë të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

Në atë aksion u kërkua, por nuk u gjet edhe ish-deputeti Azem Syla, i cili u dorëzua në polici dy ditë më vonë.

http://kallxo.com/video-azem-syla-ne-polici/

Prokuroria pretendon se të dyshuarit kanë tjetërsuar prona shtetërore në mënyrë joligjore në regjionin e Llapnasellës, për çka të gjithë të dyshuarit janë deklaruar të pafajshëm.