Azem Syla. Foto: Atdhe Mulla

Azem Syla edhe dy Muaj në Paraburgim

Gjyqtari i procedurës paraprake të EULEX-it ka miratuar kërkesën e prokurorit italian Danilo Ceccarelli për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi avokati i Azem Sylës, Tomë Gashi.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ia ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin Azem Sylës. Ne do të ankohemi në Gjykatën e Apelit ndaj kësaj mase,” tha Gashi.

Sylës iu caktua paraburgimi nga Gjykata e Apelit më 23 shtator, gjashtë ditë pasi Gjykata Themelore në Prishtinë ia caktoi atij masën e paraqitjes në stacionin e policisë.

Azem Syla u kërkua në shtëpi, por nuk u gjet gjatë një aksioni të madh të Policisë së EULEX-it dhe asaj të Kosovës të zhvilluar më 27 prill. Dy ditë më vonë ai u dorëzua në polici.

Ditën kur u kërkua në shtëpi Syla, u arrestuan edhe Nuhi Uka, i cili ka qenë kryetar i Gjykatës Komunale në Prishtinë dhe Sabedin Haxhiu, Avni Maxhuni, Hajrullah Berisha, Ilaz Syla e Lubisha Vujoviq.

52 persona, mes tyre edhe Azem Syla dyshohen për tjetërsim të ish-pronave shoqërore në Çagllavicë dhe Llapnasellë.

Aktakuza 264 faqëshe ndaj Sylës dhe të tjerëve u ngrit nga Prokuroria Speciale më 25 shtator.

http://kallxo.com/aktakuze-kunder-azem-syles-dhe-te-tjereve/

Këtë aktakuzë ku përshkruhen veprimet e grupit të akuzuar për tjetërsim pronash e siguroi KALLXO.com.

Ekskluzive: Aktakuza Voluminoze Ndaj Grupit të Azem Sylës

Shkrimet e KALLXO.com që nga paraqitja në polici e deri te ridërgimi i tij në burg mund t’i lexoni këtu.