Hilmi Jashari | Foto: KALLXO.com

Avokati i Popullit: Nuk ka Siguri për Gazetarët

Një nga problemet me të cilat ballafaqohen gazetarët sipas Avokatit të Popullit është ai i mungesës së sigurisë fizike të tyre.

Në një intervistë ekskluzive për Emisionin “Drejtësia në Kosovë”, Hilmi Jashari, Avokat i Popullit ka deklaruar se raporti i publikuar nga institucioni që drejton ai dëshmon se gazetarët dhe mediat nuk kanë siguri.

Ai ka thënë se  rastet e fundit të sulmeve ndaj gazetarëve janë një tregues që në Kosovë mungon siguria për gazetarët.

Sipas tij, institucionet e rendit dhe ligjit duhet të bëjnë më shumë për të garantuar siguri dhe trajtim më efikas të rasteve të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve.

Avokati i Popullit tërheq vëmendjen për domosdoshmërinë e sigurisë së gazetarëve dhe efikasitetit të organeve të drejtësisë në ndëshkimin dhe parandalimin e çdo forme të cenimit të sigurisë dhe pengimit të ushtrimit të lirë të profesionit, si parakushte të ndërtimit të një shoqërie demokratike.

Intervistën me avokatin e Popullit Hilmi Jashari munda ta ndiqni në vijim.

Në Emisionin “Drejtësia në Kosovë” folën edhe Vehbi Kajtazi e Behar Mustafa, dy nga gazetarët e sulmuar.