Avokati i Popullit Flet për Vendimin e Gjykatës në Strazburg për Pensionet

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka bërë thirrje për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Strazburgut që i mundësoi disa pensionistëve kosovarë t’i marrin pensionet nga shteti i Serbisë.

Jashari deklaroi për emisionin ‘Jeta në Kosovë’  se vendimi i Gjykatës së Strasburgut është vendim parimor që duhet të zbatohet për të gjithë pensionistët.

“Është vendim parimor në gjuhën angleze juristët e njohin si ‘pilot judgement’ në gjuhën shqipe i bie ‘gjykim parimor’ me të cilën gjykata në vend se të trajtoj të gjitha rastet e tjera të natyrës së njejtë e vendos një rast dhe me atë rast kërkon nga palët përgjegjëse që të respektojnë parimet që janë vendos në atë aktgjykim “

Sipas tij, asnjëherë çështja e pensionistëve nuk duhet të dërgohet në tryezën e bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Avokati i ka dërguar një mendim Komitetit të Ministrave në Këshillim e Evropës me të cilën kërkon që të merren masa në zbatimin e vendimit të Gjykatës.

Emisionin e plotë për borxhet e Serbisë ndaj pensionistëve kosovarë mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm: