Avokati: Po Shkelet Barazia e Palëve

Avokati Feim Alaj në kundërshtimin e tij ndaj aktakuzës tha se dëshmitari i mbrojtur e ka identifikuar Leonis Frangun përmes disa fotografive, por  për atë veprim hetimor mbrojtja s’ka qenë e njoftuar.

Alaj tha se kështu është shkelur parimi i barazisë së palëve si njëri nga parimet kryesore në procedurë.

Ndryshe nga Alaj, prokurori special  Faik Halilaj kërkoi që kundërshtimet e avokatit mbrojtës të refuzohen dhe të kalohet në shqyrtim gjyqësor.

“Ne i kemi analizuar pretendimet e mbrojtësit dhe pas analizimit kemi ardhur në përfundim se nuk kanë bazë ligjore. Në procedurën e hetimeve prokuroria ka respektuar plotësisht kodin e procedurës. Ështëkundërshtuar procedura e identifikimi nga dëshmitari i mbrojtur A2, por për neve kjo ka qenë plotësisht e bazuar në dispozita ligjore,” tha prokurori Halili.

Prokuroria e akuzon Leonis Frangun se më 11 mars të vitit 2014 nga Aeroporti i Prishtinës ka fluturuar për në Turqi e më pastaj nga atje ka shkuar në kufi me Sirinë ku i është bashkangjitur ISIS-it.

Frangu tërë kohën e ka mohuar këtë pretendim të prokurorisë dhe është deklaruar i pafajshëm.

http://kallxo.com/akuzuari-per-terrorizem-nuk-pranon-fajesine-2/