Hilmi Jashari | Foto: KALLXO.com

Avokati para Deputetëve për Faturimin e Energjisë Elektrike në Veri

Sot në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione është i ftuar Avokati i Popullit, Hilmi Jashari për të diskutuar lidhur me Raportin me rekomandime të Avokatit të Popullit, në lidhje me faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës.

Komisioni po ashtu do të bëj shqyrtimin e Propozim-vendimit të Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit, i ftuar Avokati i Popullit Hilmi Jashari.

Ndërkaq pika e fundit e rendit të ditës të këtij komisoni është edhe njoftimi lidhur me shqyrtimin e peticioneve nga Grupi Punues i Komisionit.