Avokati nga Novi Pazari Flet për Pensionet e Kosovarëve në Serbi

Emir Fetahoviq, avokat në Novi Pazar të Serbisë, e ka ndihmuar pensionistin kosovar Shaban Kelmendin që ta procedojë rastin e tij në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg për të drejtën e tij për marrjen e pensionit.

Fetahoviq ka thënë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’ se qeveria serbe nuk ka pasur veprime të kënaqshme drejt zbatimit të urdhrit të Gjykatës së Strazburgut,

“Përgjegjës për zbatimin e urdhëresave të Gjykatës Evropiane është Komiteti i Ministrave në Serbi. Konsideroj se veprimet e Serbisë në këtë drejtim

kanë qenë jo të kënaqshme dhe se janë pjekur kushtet që nëse ekzistojnë qytetarë tjerë të cilët nuk e kanë realizuar të drejtën e tyre për pension që nuk e kanë fituar të drejtën që të vazhdohet pagesa e pensioneve të tyre mund t’i drejtohen Gjykatës Evropiane me ri-aplikim për lëndim të së drejtës për pension”, tha Fetahoviq.

Avokati gjithashtu ka rikonfirmuar se vendimi i kësaj gjykate vlen për të gjitha rastet e pensionistëve.

“Shërbejnë si vendime të cilat zgjidhin një numër më të madh rastesh ngase gjykata vetëm thirret në këtë precedent, për të zgjidhur një numër më të madh rastesh”, tha Fetahoviq.

Emisionin e plotë për borxhet e Serbisë ndaj pensionistëve kosovarë mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm: