Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi Foto: Facebook

Avokati i Popullit mund ta dërgoj në Kushtetuese trashjen e monopolit

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi në intervistën dhënë për emisionin “Drejtësia në Kosovë” ka treguar se Avokati i Popullit është i vetmi institucion që mund ta dërgoj në Gjykatë Kushtetuese Udhëzimin Administrativ që sipas këtij institucioni është në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.

“Ligji është mbi udhëzimin administraitv, pa marrë parasysh a e kanë nënshkruar ata udhëzimin apo jo, nëse shkelet dhe ende veprojnë kështu, ne veprojmë sipas ligjin tonë. Por me largu këtë problematikë, ne si Autoritet jemi duke e shtu bashkëpunimin me Avokatin e Popullit për me i pa hapësirat ligjore cfarë të veprojmë për me stopu këtë Udhëzim Administrativ i cili bie në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e Konkurrencës. I vetmi institucion që mund t’i atakoj në Gjykatën Kushtetuese Udhëzimet Administrative është avokati i popullit”, tha në mes tjerash Valon Prestreshi, kryetar i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.

Ai ka kërkuar që të ketë koordinim në mes të institucioneve qeveritare dhe agjencive, sic është edhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

Drejtësia në Kosovë ka publikuar të premten hulumtimin që tregon se si përmes një udhëzimi administrativ, Ministria e Infrastrukturës  kundërligjshëm ia ka dhënë kompanisë EuroLab të drejtën për të kryer a-testet.

Trashja e monopolit të homologimit#drejtesianekodove

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 11 mai 2018

http://kallxo.com/berisha-nuk-besojme-se-udhezimi-administrativ-ia-vazhdon-kontraten-eurolab-it/

‘’Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).’