Gjykimi për fajde | Foto: KALLXO.com

Avokatët Mungojnë në Gjykimin për Fajde

Në gjykimin ndaj Xhelal, Flamur e Nuhi Hoxhës të akuzuar për fajde dhe Hamdi Jasharit që ngarkohet për keqpërdorim detyre munguan avokatët Ramiz Krasniqi e Ibrahim Maxhuni.

Këta avokatë munguan ngase ndodheshin një seancë tjetër e cila po vazhdonte në kohën kur duhej të niste seanca e gjykimit për fajde dhe keqpërdorim detyre.

Të akuzuarit i kërkuan gjykatës që në mungesë të mbrojtësve të tyre të shtyhet seanca e sotme, ndërsa prokurorja Dulina Hamiti kërkoi që gjykata ta vlerësojë nëse ka kushte për mbajtje të seancës.

Seanca pastaj u shty nga trupi gjykues.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ngarkon Xhelal dhe Flamur Hoxhën se nga viti 2014 e tutje kanë kontraktuar dhe pranuar shuma joproporcionale të të hollave.

Ndërkaq i pandehuri Nuhi Hoxha sipas aktakuzës ka ndihmuar të pandehurit e lartpërmendur duke ua shtyrë pagesën e këstit të fajdesë të dëmtuarve për borxhin të cilin ata e kishin marrë nga të pandehurit.

Hamdi Jashari nga prokuroria akuzohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, pasi në cilësinë e policit ka ndërmjetësuar në mes të të pandehurit Xhelal Hoxha dhe njërit prej të dëmtuarve.

KALLXO.com e ka ndjekur vazhdimisht këtë proces gjyqësor.

http://kallxo.com/nje-bllok-shenimesh-hyn-si-prove-ne-gjyqin-per-fajde/

http://kallxo.com/nuk-ndihet-i-demtuar-nga-te-akuzuarit-per-fajde/

http://kallxo.com/i-demtuari-i-fajdeve-ndjeva-obligim-te-paguaj-me-shume/