Avdullah Hoti - Foto: KALLXO.com

Avdullah Hoti thërret në refuzim popullor nëse cenohet Republika

Avdullah Hoti, shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shkruar se çdo marrëveshje me Serbinë që e cenon funksionalitin e Republikës, duke bërë ri-aranzhime kushtetuese, do të jetë e pa pranueshme.

Hoti ka shkruar në facebook se Republika e Kosovës, me aranzhimin e saj kushtetues bazuar në Planin e Ahtisarit, është e arritura më sublime e nacionalizimit shqiptar dhe kompromisi që është bërë për paqe në rajon.

“Çdo marrëveshje me Serbinë që e cenon këtë arritje dhe funksionalitin e Republikës, duke bërë ri-aranzhime kushtetuese, do të jetë e pa pranueshme.  Ata që po bëjnë negociata fshehtas dhe pa mandat le ta dinë se do të përballen me refuzim popullor”, ka shkruar ai.