Avdullah Hoti gjatë fushatës | Foto: Facebook

Avdullah Hoti: Rrugëtim i Jashtëzakonshëm për Tri Javë

Kandidati për kryeministër i Koalicionit LDK-AKR, Avdullah Hoti pas zgjedhjeve të djeshme, kohën e takimeve me elektoratin e cilësoi rrugëtim të jashtëzakonshëm.

“Dëshiroj t’ju falënderoj nga zemra për mbështetjen që më keni dhënë në këto zgjedhje. Këto tri javë për mua kanë qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm”, shkroi Hoti në Facebook.

Ai konstatoi më tutje se fushata e tij ka vendosur një stabdard të ri në politikë.

“Me ekipin tim, jam mundur të zhvilloj një fushatë të civilizuar, fer, me program të qartë dhe të realizueshëm. Besoj shumë se kemi vendosur një standard të ri në politikë në këtë drejtim”, shkroi më tutje Hoti.

Ai bëri të ditur se tash pret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikimin e rezultateve dhe pastaj eadhe formimin e institucioneve.

“Pres nga KQZ që në ditët në vijim të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve dhe të themelohen institucionet e vendit në përputhje me Kushtetutën”, shkroi Hoti.

Ndryshe nga kryetri i LDK-së Isa Mustafa që sot paralajmëroi analizimin e rezultateve të zgjedhjeve dhe marrjen e vendimeve, Hoti nuk foli asgjë për rezultatet e zgjedhjeve.

http://kallxo.com/mustafa-per-zgjedhjet-mbizoteroi-zeri-i-kundershtimit/

Sipas 87 për qind të votave të numëruara nga Demokracia në Veprim LDK-ja me partnerët e saj u rendit e treta pas Koalicionit PDK-AAK-Nisma dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

http://kallxo.com/rezultatet-e-87-perqind-te-votave/