Ndërtesa e Rektoratit të UP-së | Foto: KALLXO.com

Avancohet Profesori i UP-së 10 Ditë Para Pensionimit

Nga Profesor i Asocuar, Mekaj u avancua në thirrjen Profesor i Rregullt.

Mirëpo, profesori i katedrës së Fiziologjisë Patologjike është avancuar 10 ditë para moshës së pensionimit.

Këtë detaj e ka bërë të ditur dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë, Avdullah Zejnullahu.

Pas publikimit të këtij detaji, rektori i UP-së, Marjan Dema, kërkoi të dihet për votat e senatorëve për këtë avancim. Dhe, për avancimin e profesorit Mekaj u votua unanimisht.

Në mbledhjen e sotme të Senatit të UP-së është avancuar edhe kandidati për Kryeministër të Kosovës nga koalicioni LDK-AKR, Avdullah Hoti.

http://kallxo.com/avancohet-ne-kandidati-per-kryeminister/