Adullah Hoti

Avancohet në UP Kandidati për Kryeministër, Avdullah Hoti

Avancimi i tij është bërë sot në mbledhjen e Senatit të UP-së pasi senatorët e kanë marrë këtë propozim nga Dekani i Fakultetit Ekonomik, But Dedaj.

“Hoti nuk ka kurrfarë posti zyrtar. Aktualisht është ushtrues detyre andaj unë qëndroj prapa avancimit të tij”, tha Dedaj duke iu referuar pozitës së Hotit në qeverinë në largim të Kosovës si ministër i Financave.

Por dekani i Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli, kërkoi kujdes në avancime të personave që janë në detyrë zyrtare.

“Duhet të kemi kujdes në avancim të profesorëve qe janë në detyrë zyrtare sepse kemi pas rast në të kaluarën kur nuk e kemi avancuar”, tha Dugolli.

Ndërsa prorektori për mësimdhënie, Naser Sahiti, e mbështeti propozimin për avancimin e Hotit.

“Ka raste edhe kur janë avancuar profesorët që kanë mbajtur pozita zyrtare”, tha Sahiti.

KALLXO.com po e transmeton drejtpërdrejt mbledhjen e Senatit të UP-së.