Autopsia e Ivanoviqit Kryhet në Kosovë

Trupit të pajetë të politikanit serb të vrarë sot në Kosovë do ti kryhet obduksioni nga autoritetet kosovare.

Këtë e konfirmoi për KALLXO.com, Kryeprokurori i Rajonit të Mitrovicës, Shyqeri Syla.
“Mjekësia ligjore e Kosovës do ta kryejë autopsinë e Oliveri Ivanoviqit”, tha Syla.

Ai megjithatë, nuk specifikoi vendin se ku do të kryhet autopsia për Ivanoviqin.

KALLXO.com ka raportuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

http://kallxo.com/zyrtare-vdes-oliver-ivanoviq/