Aksident komunikacioni në të cilin ishte i përfshirë një automjet i KFOR-it - Foto: KALLXO.com

Automjeti i KFOR-it Përfshihet në Aksident

Një aksident komunikacioni, në të cilin ishin të përfshira një automjet i KFOR-it dhe një furgon me tabela vendore, ka ndodhur para pak minutash në lagjen “Arbëria” në kryeqytet.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com fotografi nga ky aksident ku shihen dy automjetet e aksidentuara.

Në fotografi shihen dy automjetet e aksidentuara, një veturë e Policisë së KFOR-it dhe një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Qytetari ka thënë se nuk e di nëse në këtë aksident ka të lënduar.

Më poshtë mund t’i shihni fotot nga vendi i ngjarjes.