Foto-ilustrim

Autobusi Godet Këmbësoren në Gjakovë

Një këmbësore është goditur nga një autobus në Gjakovë derisa ajo ishte në lëvizje.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zyrtarja për informim e Policisë në Gjakovë, Lirije Podrimaj.

“Aksidenti ka ndodhur në ora 12:35 në rrugën “UÇK”, ku si pasojë ka mbetur e lënduar këmbësorja V.P. e moshës 60 vjeçare”, tha Podrimaj.

Sipas zëdhënëses, Policia menjëherë ka dalë në vendin ngjarjes dhe po ashtu edhe prokurori i shtetit.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Policia thotë se aksidenti ka ndodhur derisa këmbësorja ka tentuar të vrapojë pas një autobusi që ishte në lëvizje duke mos vërejtur autobusin tjetër nga i cili është goditur me pjesën e pasme.

KALLXO.com ka raportuar në fillim të dhjetorit 2017 për një aksident në afërsi të Pejës, kur një grua e moshuar ishte goditur për vdekje pak çaste pasi kishte zbritur nga autobusi.

http://kallxo.com/62-vjecarja-goditet-per-vdekje-teksa-shkonte-per-kryeshendoshe/