Foto-ilustrim

Autobusi Aksidenton për Vdekje të Moshuarën në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku është aksidentuar për vdekje një person.

“Tek “Ura e Institutit”, autobusi i linjës së Kamzës, me drejtues shtetasin B. Ç., ka aksidentuarme vdekje, një shtetase (femër), ende të paidentifikuar, të moshuar”, njofton Policia e Shtetit.

Sipas policisë rreth orës 08:30, janë njoftuar se tek “Ura e Institutit”, në Kamëz, një autobus ka aksidentuar një këmbësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

“Mjeti dhe drejtuesi ndodhen në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Shqipërisë tha se po kryhen veprimet nga shërbimet e policisë./21Media